Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the greenova domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u390141487/domains/cmo-ks.org/public_html/wp-includes/functions.php on line 6121
Skemat e shkollave - CMO

Skemat e shkollave

BE-ja krijoi skemën e shkollës për të ndihmuar fëmijët të ndjekin një dietë dhe mënyrë jetese të shëndetshme. Dietat jo të shëndetshme, së bashku me aktivitetin e ulët fizik, rezultojnë në obezitet. Përpara vitit 2017 kishte 2 skema të ndryshme – për fruta dhe perime dhe për qumësht. Që nga 1 gushti 2017, skema e frutave, perimeve dhe qumështit të shkollave të BE-së kombinon dy skema të mëparshme (skema e frutave dhe perimeve të shkollës dhe skema e qumështit të shkollës). Skema mbështet shpërndarjen e frutave, perimeve, qumështit dhe produkteve të caktuara të qumështit për nxënësit e shkollave. Kufiri i moshës për fëmijët është nga 6 deri në 10 vjeç, por Shtetet Anëtare të BE-së mund të zgjerojnë shkallën e moshës nga çerdhe në shkollën e mesme (3 -18 vjeç). Prioritet u jepet frutave dhe perimeve të freskëta dhe qumështit të thjeshtë. Sasia e frutave, perimeve dhe qumështit të freskët të konsumuar në Bashkimin Evropian është nën nivelin e rekomandimeve ndërkombëtare ose kombëtare në fushën e të ushqyerit. Pasojat e të ushqyerit jo të shëndetshëm të kombinuara me aktivitet të ulët fizik shkakton mbipeshë. Prandaj, BE-ja miraton masa që inkurajojnë fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe të udhëheqin një mënyrë jetese të shëndetshme.
Ekziston mundësia e furnizimit me lëngje dhe pure të frutave dhe perimeve. Me aplikimin e skemës së shkollës përfitojnë edhe prodhuesit, pasi kanë shitje të sigurt të produkteve në baza të rregullta.
Produkte me ndonjë nga përbëresit e mëposhtëm:
sheqer të shtuar, yndyrë të shtuar, kripë të shtuar ose ëmbëlsues të shtuar, nuk lejohen brenda skemës së shkollës.
Skema e Shkollës së BE-së aktualisht është duke u rishikuar si pjesë e Strategjisë ‘Farm to Fork’ me synimin për të krijuar një mjedis të favorshëm ushqimor që e bën më të lehtë zgjedhjen e një diete të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë përfshirë në skemën e shkollës, disa aplikojnë vetëm pjesën për qumështin. Aktualisht, buxheti i përgjithshëm i BE-së për këtë program është 220.8 milionë euro për vit shkollor, nga të cilat maksimumi 130.6 milionë euro janë ndarë për fruta dhe perime dhe 90.1 milionë euro për qumësht.