Treguesit Gjeografikë të Mbrojtur dhe Emërtimi i Origjinës së Mbrojtur

Si pjesë e aktiviteteve të CMO është organizuar edhe puntoria (workshop) për Treguesit Gjeografik të Mbrojtur dhe Emërtimi i Origjinës së Mbrojtur, standard këto që në vendet e Bashkimit Evropian ka vite që aplikohen.

Përmes prezantimeve nga ekspertët ndërkombëtarë, që janë pjesë e projektit, për fermerët dhe përfaqësuesit e institucioneve është treguar rreth historisë, procedurave dhe përfitimeve që sjellë ky standardizim.
Me këtë rast para pjesëmarrësve është paraqitur një historik i shkurtër rreth asaj se ku dhe kur ka filluar aplikimi i Treguesve Gjeografik të Mbrojtur dhe Emërtimi i Origjinës së Mbrojtur dhe kur ato janë bërë standarde të BE-së.

Ndërsa në dy prezantimet e tjera nga ekspertët janë dhënë shembuj se si vendet, që tash janë pjesë e BE-së, i kanë përdorur dhe adaptuar këto standard dhe cilat janë të mirat që ato sjellin si për femerët, organizata prodhuese dhe kosnumatorët.